Mediat greke raportojnë për një incident të rëndë në kufirin Greqi-Turqi disa ditë më parë.
Siç raporton Protothema, një grup i forcave
speciale të ushtrisë
turke ka hapur zjarr me breshëri ndaj disa oficerëve të policisë
greke, të cilët po patrullonin në pjesën veriore të kufirit mes dy vendeve, pikërisht pranë fshatit Sofiko në Evros.
Ngjarja ndodhi në orët e para të datës 6 prill dhe raportohet se ushtarët turq qëlluan në ajër si edhe drejt policëve grekë në kufi, ndërsa nga këta të fundit nuk ka patur përgjigje me zjarr.
Sipas mediave
greke,
forcat speciale turke kanë qëlluar tre herë ndaj policisë
greke në një distancë vetëm 100 metra.
Ndryshe nga
mediat greke, kjo ngjarja nuk ka gjetur raportim në
mediat turke.
Turqia dhe Greqia janë në një raport të tensionuar kohët e fundit për shkak të shfrytëzimit të pasurive nën ujore në Egjeun Lindor, por sëfundmi edhe për shkak të emigrantëve. /albeu.com
Shtuar më 14/04/2020,
ora 10:10