Foli me prindërit duke qarë në telefon, shtohet misteri i vdekjes së modeles në jahtin luksoz

Modelja australiane Sinead Mcnamara u gjet pa shenja jetë në jahtit luksoz të miliarderit meksikan Alberto Baillères, i quajtur Mayan Queen IV.

Autoritetet greke janë duke hetuar prej disa ditësh për të gjetur shkakun që e çuan modelen që të vriste veten dhe nëse është vërtetë një vetëvrasje, raporton Albeu.com.

Përmes avokatit të tyre, famljarët tregojnë se ajo i kishte marrë në telefon dhe kishte qarë duke shpjeguar se pati një debat me një prej stafit të jahtit.

"Ne presim nga autoritetet që të zbardhin se çfarë ndodhi me vajzën tonë", shprehet prindërit e australianes që u gjet pak ditë më parë pa shenja jetë ne një jaht luksoz në ishullin Kefalonia në detin Jon. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2018, ora 15:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori