FNSH rrethon Mallakastrën, arrestohen 2 të shpallur në kërkim
Pëlqej
Policia e Mallakastrës dhe DVP Fier të mbështetur nga FNSH, kanë bërë kontrolle të befasishme në lokale e akse rrugor për kapjen e personave të shpallurkërkim.

Si rezultat i kontrolleve policia kap dhe ndalon dy të kërkuar. Po si rezultat i kontrolleve, janë shoqëruar për verifikim 8 shtetas me precedentë penalë në fushën e krimeve ndaj jetës e pronës.

Në vijim të zbatimit të planit të masave për “Kapjen e personave në kërkim dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale”, policia e Mallakastrës e mbështetur nga FNSH kanë bërë të mundur kapjen e 2 shtetasve të shpallurkërkim.

Konkretisht u ndaluan shtetasit:

1.Fatmir Merkaj, 26 vjeç, banues në Kutë, Mallakastër.
Ky shtetas ishte shpallurkërkim nga DVP Fier për veprën penale “Tentativë vrasje”, për të cilën Gjykata e ka dënuar me 6 vite burgim.
Në datën 20.08.2016, në fshatin Kutë, për motive të dobëta ka tentuar të vrasi me armë zjarri shtetasin T.A, 40 vjeç.

2.Muharrem Saliaj, 65 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas u ndalua për llogari të DVP Gjirokastër pasi ishte i shpallurkërkim për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, për të cilën Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Shtuar më 12/10/2018, ora 09:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori