I vihet tritoli një banese në Durrës
FNSH, RENEA e Garda, 1 200 policë bindojnë Kuvendin (FOTO LAJM)

Para Kuvendit kanë filluar të mblidhen protestuesit e parë të thirrur nga Opozita.

Siç shihet në fotot e siguruara nga Albeu.com forca të shumta policore kanë blinduar territorin e Kuvendit për të mos lejuar protestuesit të dhunojnë këtë instituvion.

Nga informacionet e policisë mësohet se në terren do të jenë plotë 1200 efektivë të policisë.

Por jo vetëm, pasi mësohet se në gatishmëri do të jenë Garda, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe pak më në brendësi do të jenë edhe RENEA.

Ditën e djeshme policia e Shtetit deklaroi se ka informacione për nxitje të dhunës dhe organizime me natyrë kriminale dhe se synohet hyrja me forcë në sallën e Parlamentit.

Për këtë arsye perimetri i Kuvendit është rrethuar me tela me gjemba dhe është njoftuar se do të ndërhyhet me forcën e ligjit për ata që kryejnë akte të dhunshme e të paligjshme në protestën e thirrur nga opozita. /albue.com/
Shtuar më 21/02/2019, ora 09:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori