FNSH bastis shtëpinë e Licëve pas ekzekutimit të dyfishtë në Shkodër
Ekzekutimi i dyfishtë sot në lagjen Kiras të Shkodrës ka ngritur në këmbë policinë duke bërë që FNSH dhe RENEA të kryejnë kontrolle blic në disa banesa.

Mësohet se njëra prej banesave ku është kontrolluar i përket familjes Lici, e cila dyshohet se ka patur konflikte me Bajrajt, pjesë e grupit të të cilëve ishin edhe Bilalët e ekzekutuar sot.

Astrit dhe Ibrahim Bilali u vranë mëngjesin e kësaj të shtune teksa ishin duke hyrë në banesën e shtëpisë së tyre.

Astriti është babai i ish-boksierit të Vllaznisë, Asmer Bilali, i arrestuar gjatë aksionit për goditjen e grupit Bajri gjatë shtatorit të vitit të kaluar.
Shtuar më 30/03/2019, ora 12:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori