FMN: Stabiliteti financiar në botë i pasigurt
Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristinë Lagard është shprehur se bota është e pasigurtë dhe nuk ka stabilitet financiar ndërsa i ka bërë thirrje ekonomive aziatike të ishin të kujdesshëm ndaj kësaj krize.

Gjatë fjalës së saj në Forumin Financiar Ndërkombëtar në Pekin, Lagard ka thënë se Azia nuk është imune ndaj problemeve që aktualisht kanë përfshirë eurozonën.

Këtë deklaratë ajo e ka bërë në një vizitë dy-ditore në Kinë, ku fokus i bisedimeve do të jetë thellimi i krizës së borxheve në Evropë.


Bisedimet e saj me zyrtarë kinezë, pritet të prekin çështjen e kontributit të mundshëm të Kinës, për të ndihmuar Eurozonën nga kriza e borxheve./albeu.com/

Shtuar më 09/11/2011, ora 14:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori