Fluturoi lart e më pas u përplas në asfalt, kush është shqiptari që humbi jetën në Itali
Policia italiane ka mundur të identifikojë shqiptarin i cili ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme në një aksident tragjik në Rimini.
Sipas mediave italiane, viktima është Halim Sulejmani, 63 vjeç.

Nga një hetim i parë i bërë nga policia, shoferi i Mercedesit, nga Rimini, nuk e vuri re personin që po shëtiste në anë të rrugës dhe e goditi per vdekje.

Një goditje e dhunshme që hodhi fillimisht shqiptarin lart dhe më pas e perplasi në asfalt, duke e bërë atë të bëjë një zhvendosje prej disa metrash.

Shoferi dëgjoi atë zhurmë të tmerrshme, dhe menjëherë kuptoi se ai kishte goditur ‘diçka’. Ai shpresonte të kishte perplasur një kafshë, por për fat të keq jo.

Kur mberriti urgjenca u onstatua se shqiptari kishte nderruar jete dhe cdo ndihme ishte e kote. Nderkohe qe shoferi vazhdonte te thoshte: “Unë nuk e pashe, nuk e kam parë”.

Shtuar më 17/01/2020, ora 08:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori