Fluturimi mbi këtë shtet tani e tutje do t'ju rrezikojë jetën
Pëlqej
Foto Ilustruese
Ministria ruse e mbrojtjes ka propozuar një draft të legjislacionit që do t’ua lejonte forcave ruse rrëzimin e aeroplanëve civilë të udhëtarëve brenda hapësirës ajrore të vendit.

Sipas draft-dokumentit të dorëzuar, aeroplanët civilë që hyjnë në hapësirën ajrore të Rusisë pa autorizim dhe që nuk i përgjigjen paralajmërimeve për sulm, mund të rrëzohen nëse vlerësohet se paraqesin kërcënim për vdekje të shumëfishta, katastrofa ekologjike apo sulme ndaj interesave strategjike.

Drafti parasheh që Ministria e Mbrojtjes duhet të përgatitet për të reaguar ndaj aeroplanëve të paidentifikuar kur ata afrohen 50 kilometra në kufirin ajror të Rusisë. Sipas këtij ligji, aeroplanët civilë nuk mund të sulmohen nëse nuk ekziston rreziku i vërtetë për shkaktim të vdekjeve të shumëfishta apo katastrofë ekologjike.

Ky propozim nuk parasheh se si ushtria ruse do t’i identifikonte këto kërcënime.

Në vitin 1994, qeveria ruse e kishte miratuar një rezolutë që ua ndalon forcave ushtarake t’i rrëzojnë aeroplanët civilë nëse në ta ka udhëtarë, shkruan “Free Europe”.
Shtuar më 11/01/2019, ora 18:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori