Fluksi i madh, zyrat e aplikimit për karta ID hapur edhe të shtunën
Fluksi i madh i qytetarëve të cilët kërkojnë të pajisen me karta identiteti dhe pasaporta, ka bërëe që zyrat të jenë hapur edhe ditën e shtunë në qytetet kryesore të vendit.

Ky shërbim do të merret në nëntë qytete të vendit si strategji për të pajisur sa më shumë qytetarë me dokumente identifikimi.

Zyrat e aplikimit për karta ID, të hapura edhe të shtunënqytetet kryesore të vendit. Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, për shkak të fluksit të aplikimeve për karta ID dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, ka urdhëruar hapjen e zyrave të aplikimit për Tiranën dhe disa prej qyteteve kryesore të vendit, të shtunën, datë 2 Shkurt.

Në kuadër të masave që janë marrë për përballimin e fluksit, nesër, përveç Tiranës, do të jenë funksionale zyrat e aplikimitqytetet: Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Lushnje, Korçë, Shkodër, Kamëz dhe Vlorë”, thuhet në njoftim.
Shtuar më 01/02/2019, ora 19:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori