Fluksi i madh nëpër pikat kufitare, çfarë duhet të dini
Festat e fundivit shoqërohen gjithnjë edhe me një fluks të madh hyrje-daljesh në pikat kufitare.

Pikërisht për këtë, Policia angazhohet dhe merr masa të përballuar fluksin masiv.

Policia Kufitare:

Në të gjitha Pikat janë shtuar sportelet në hyrje e dalje, me qëllim krijimin e lehtësive ligjore duke eliminuar radhët e gjata, si dhe për t’u ofruar një shërbim cilësor e në kohë, të gjithë shtetasve shqiptarë e të huaj.

Prej datës 20 deri 27 Dhjetor 2018 nga të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar ka patur fluks në hyrje dhe lëvizje normale në dalje, konkretisht:

• Kanë hyrë 266.219 shtetas, nga këta 178.120 shtetas shqiptarë, 88.099 shtetas të huaj, si dhe 81.605 mjete. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017, rezultojnë rreth 13 % shtetas më shumë;

• Kanë dalë nëpërmjet pikave të kalimit 170.879 shtetas dhe 52.270 mjete. Rezulton se gjatë periudhës 20–27 Dhjetor 2018 kanë dalë rreth 19 % më pak se për të njëjtën periudhe të vitit 2017.

Në kuadër të masave, Policia Kufitare po bashkëpunon ngushtë me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit, si dhe me Policitë homologe. Është rritur prezenca policore në patrullim në kufirin jeshil e atë blu, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e çdo veprimtarie kriminale që mund të tentohet të kryhet nëpërmjet kufirit jeshil apo atij blu.

Departamenti i Policisë Kufitare fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të abuzimit me detyrën nga punonjësit e Policisë në numrin 112, aplikacionin Komisariati Dixhital, në numrin jeshil 0800 90 90 duke ju garantuar reagim të shpejtë, profesional e të paanshëm. /albeu.com/
Shtuar më 27/12/2018, ora 15:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori