Fluksi i automjeteve drejt bregdetit, flet drejtori i Policisë Rrugore
Shmangja e trafikut në këto ditë të nxehta vere ka bërë që të bllokohet lëvizja e automjeteve të tonazhit lartë nga ora 06:00- 22:00 të darkës në aksin Thumanë-Fushë-Krujë dhe zonat bregdetare. Lajmi është bërë i ditur nga Drejtori i Policisë Rrugore Mitat Tola. Sipas tij kjo është e vetmja zgjidhje për të shmangur porët e gjata në trafik.

Dyndja e pushuesve nga Kosova drejt zonave bregdetare dhe fluksi i lartë i automjeteve, ku shpesh herë është krijuar kaos në trafik, ka bërë që Policia rrugore Shqiptare në bashkëpunim edhe me atë të Kosovës të shtojnë patrullimet në pikat kyçe të cilat njihen si me problematiket sa i takon trafikut.

Ndërkohë duke nisur nga e marta në autostradën Thumanë-Fushë-Krujë por dhe zonat bregdetare është bllokuar edhe lëvizja e automjeteve të tonazhit lartë nga ora 06:00- 22:00 të darkës. Kjo u bë e ditur nga Drejtori i Policisë Rrugore Mitat Tola nga zona bregdetare e Shëngjinit. Sipas tij kjo është e vetmja zgjidhje për të shmangur orët e gjata në trafik për qytetaret.

"Dy javët e fundit kemi pasur problem në aksin rrugor Fushë-Krujë-Thumanë. Pasi po kryhen punime në urën e Fushë-Krujës kemi pasur rëndesë të trafikut. Në këtë aks rrugor do të ndalohen kamionët mbi 7.5 ton nuk do të futen në këtë zonë për të ju dhënë mundësi mjeteve të vogla qetë kalojnë lehtësisht" tha Mitat Tola, drejtori i Policisë Rrugore.

Nënkolonel Jeton Rexhepi, theksoi se edhe këtë vit Policia e Kosovës mbështesë atë të Shqipërisë në mbikëqyrjen e trafikut rrugor. "Puna e përbashkët ka dhënë efekt tek qytetarët, pasi janë ndjerë më të sigurt. Do të vazhdojmë këtë patrullim që të lehtësojmë trafikut dhe qytetarët të ndjehen më të sigurt" tha Jeton Rexhepi, Nënkolonel i Policisë së Kosovës.

Prej 10 vitesh policia shqiptare dhe ajo e Kosovës kanë bashkëpunuar në sezonet turistike pasi vendi ynë është ndër destinacionet më të preferuara të shqiptarëve nga Kosova.
Shtuar më 08/08/2019, ora 21:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori