Flota shqiptare e peshkimit nën kërcënimin e trysnisë greke
Aleanca Kuq e Zi ka shprehur shqetësimin për situatën që po përjeton flota shqiptare e peshkimit në kanalin e Korfuzit. Sekretari i Përgjithshëm i kësaj aleance Myslym Pashaj shprehet se flota shqiptare e peshkimit po kërcënohet nga trysnia greke dhe se kanali i Korfuzit është një tjetër gjunjëzim i qeverisë shqiptare ndaj haraçit grek.


Në një deklaratë për mediat AK deklaron se mesi i kanalit të Korfuzit është vija e vërtetë ndarëse detare dhe shkelja e saj është cënim i hapur i integritetit territorial të Shqipërisë.

"Flota e peshkimit shqiptar po ndjehet në detin e saj e kërcënuar dhe e pambrojtur nën trysninë e shtetit grek. Patrullimi i rojeve bregdetare të autoriteteve greke është një shkelje e hapur e integritetit territorial për të cilën shteti shqiptar duhet të marrë masa urgjente.”- theksoi Pashaj. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2012, ora 11:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori