Florida nën sundimin e stuhisë Eta, pamjet nga rrëmuja dhe përmbytjet (FOTO LAJM)

Florida vështirë se mund të kalojë kohë pa u goditur nga stuhitë apo uraganet, duke u kthyer shpesh në një grumbull rrëmujë.

Kështu këtë herë ajo është përfshirë nga një stuhi e fuqishme me erë dhe shira të rrëmbueshëm duke shkaktuar shumë dëme në vend.

Mediat e huaja bëjnë me dije se stuhia Eta, e shoqëruar me shira të dendura ka shkaktuar përmbytje të mëdha në jug të shtetit amerikan, ndërsa disa qindra shtëpi janë pa energji elektrike në disa zona.

Gjithashtu sipas raportimit të mediave bëhet me dije se tashmë stuhia po lëviz në drejtim të jug-lindjes dhe pritet të forcohet mbi bregun e Meksikës.

Shtuar më 10/11/2020, ora 08:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori