Florence vazhdon të nënshtrojë SHBA-të, kaq ka shkuar numri i viktimave
Stuhia "Florence” përbën ende një kërcënim për dëme të konsiderueshme gjatë fundjavës për shkak të sasisë së jashtëzakonshme të prurjeve nga reshjet e shiut. Autoritetet paralajmëruan banorët e evakuar për mos u kthyer ende në shtëpitë e tyre, ndërsa bilanci i viktimave është përshkallëzuar në 13 të vdekur.

Sipas mediave amerikane ku CNN-i raporton se bilanci paraprak është rritur në 13 të vdekur. 10 të vdekur u regjistruan në Karolinën e Veriut ndërsa tre të tjerë u shënuan në Karolinën e Jugut, përfshirë një grua 61 vjeçare e cila gjeti vdekjen pasi makina e saj u përplas me një pemë të rrëzuar në tokë.

Intensiteti i lartë i erërave dhe shirave të rrëmbyeshme kanë shkaktuar dëme të mëdha. Rrugë të shumta vijojnë të jenë të pakalueshme nga pemët dhe shtyllat e rrëzuara të tensionit të lartë.

Guvernatori i Karolinës së Veriut, Roy Cooper paralajmëroi se rreziku nga përmbytjet që mund të sjellë kjo stuhi është më i qenësishëm sot, se ç’ishte kur ajo preku tokën 24 orë më parë. Ne po përballemi me sasi të jashtëzakonshme uji në brigjet tona, nëpër lumenj dhe përgjatë fermave, në qytete dhe në fshatra.

Përmbytje të konsiderueshme parashikohen për të dyja shtetet, pasi disa lumenjtë nuk munden të rezistojnë më edhe për 3 apo 5 ditë të tjera, por kërcënojnë të dalin nga shtratet. Qendra e stuhisë po zvarritet mbi Karolinën e Jugut, por shumica e sasisë së reshjeve prekin ende atë të Veriut, duke shkaktuar ato që mund të jenë ditët e vazhdueshme me përmbytje për disa komunitete.
Shtuar më 16/09/2018, ora 13:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori