Detaje të reja zbardhen nga ngjarja në Vlorë, ku një makine iu vendos 600 gr eksploziv, por u pikas para shpërthimit nga pronari.
Ndërkohë vetë pronari i “Benz”-it, S.
Binaj është shprehur para grupit hetimor se nuk ka konflikte me askënd.
“Nuk kam konflikte me asnjë person. Nuk e di cili mund ta ketë vendosur eksplozivin” mësohet se është shprehur
Binaj, raporton abc neës.
Por si e pikasi i eksplozivin?
Binaj rreth orës 01:30 kur është kthyer në shtëpi me një tjetër makinë ka vënë re diçka të dyshimtë poshtë “ML”-së së tij që ishte e
parkuar.
Vlonjati është afruar dhe ka parë që ishte një pako e dyshimtë.
Në atë moment ai lajmëron policinë, e cila rrethon zonën dhe njofton ekspertët e xhenios nga Tirana që vijnë dhe në orën 03:30 bëjnë shpërthimin e kontrolluar të eksplozivit.
Policia ka nisur hetimet për të shkuar në gjurmët e autorëve. Fillimisht janë sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve të zonës ku ishte
parkuar makina në lagjen “Hajro Çakërri”.
Shtuar më 22/11/2020,
ora 11:36