Flet shoqja e gjyqtares: Dështuam t'a mbronim, ajo nuk i ndalonte fëmijët të takonin babain
Pëlqej
Mikesha dhe kolegia e Fildes Hafizit, (që kërkon ruajtjen e anonimatit) tregon për “Shkodra.News” se si e humbën betejën me drejtësinë për të shpëtuar 39-vjeçaren, edhe pse vetë ishin pjesë e këtij sistemi.

“Po degradojnë gjërat. Ndaj është koha për të thënë disa të vërteta. Jemi 3 njerëz që e kemi ndjekur në çdo hap dramën e Desit, që dje i mori jetën. Dy gjyqtarë dhe un녔, thotë ajo.

Çfarë të ka rrëfyer Fildesi?

Para katë viteve, ajo ishte në vitin e parë të Magjistraturës, kur filluan promet dhe u hap për shqetësimin me neve.

Pastaj ndodhi gjithçka. Nga tentative e parë…Në të dytën në Golem që u bë publike. Kjo e treta ishte e pashmangshme. Mesa duket s’po i vinte ora.

Kur Desi të është hapur, çfarë të ka rrëfyer për ish-burrin?

Ajo ka qenë një nënë që s’ka penguar fëmijët asnjëherë të takojnë të atin ose familjarët e tij.

Madje fëmijët i ka pasur të dhunuar. Madje Desi i detyronte fëmijët të shkonin e ta takonin në burg të atin, e kur ktheheshin prej andej ishin të traumatizuar e i bënte psikologji.

Ja jepte telefonin me zor ti përshëndeste. Por ata e kanë urryer maksimalisht. Pasi kishin parë dhunën.

Ish-burri e kërcëntonte edhe nga burgu?

Gjithë kohën. S’ka patuar asnjë moment që nuk e ka kërcënuar.

Ai e la pasurinë në kazino, pinte, bëntë. I pakomunikueshëm…Kapej me çdo gjë sapo ajo vinte në shtëpi. Komunikim absurd.

A ishte martesë me mblesëri?

Po, po. 15 vite të martuar…

E keni ndjekur çështjen gjyqësore të mikeshës tënde? Çfarë ndodhi?

Ishin të gatshëm (sistemi i drejtëssië) të humbisnin edhe afatet, madje këmbëngulja ime ka qenë që si do që të ishte të kapnin afatet. Edhe pse Desi e shihte tashmë si pazgjidhje.

Çuditërisht i kanë rënë gjyqtarë, që gjithmonë relatorët dilnin në pension.

A kishte para autori i krimit?

Nuk kishtë më. Ishin vëllezërit që e ndihmuan. Edhe pse kjo i ndihmonte për pronat, por duket se gjaku ishte më i fortë.

Ajo s’i ka ndaluar kurrë fëmijët të takonin njerëzit e të atit. Madje i çonte nëpër ditëlindje dhe i priste në makinë.

Pra në burg i ka lejuar të shkojnë të takojnë të atin?

Si ka ndaluar. Përkundrazi i ka detyruar.

Pra drejtësia dështoi për ta mbrojtur Fildesin? Kujt i jeni drejtuar për çështjen?

Kemi vajtur gjithandej, në çdo ministër Drejëtise, në kryetar Gjykate të Lartë, në çdo mik e shok. Tek Llalla, kryetari i Kuvendit.

Cila ka qenë përgjigjia që keni marrë?

“Do ta shikojmë me përparësi”. “Do të kthejmë përgjigje, na lër kontakt”. “Shikojmë ç’mund të bëjmë”.

Nga tre vepra penale dosja u katandis në dy, pastaj mori gjykim të shkurtuar e në fund i futen dhe një amnisti.

Veç kur më mori Desi në telefon e tha: U bëmë me bab, na u kthye baba në shpi. Ai ishte çdo ditë një hap pas saj. E lebetitur. Desi thoshte: “Më duket se është këtu!”. Edhe kur ishte ai në burg.

Ajo ishte një nënë e mrekullueshme dhe grua e jashtëzakonshme.

Më thoshte: “Pse makutëria e tij shkon përtej dashurisë së dy fëmijëve?!”.

Po familja e Desit si e ka përjetuar të gjithë këtë?

Nëna e saj ka kaluar shqetësime pafund. Derisa u sëmur. Familja e Desit s’ka më kuptim pa të. Ajo vraponte të arrinte punët e saja. Ishte nëna dhe njeriu më i bukur në botë. Vraponte sikur nuk kishte më kohë. Në ekstrem. Kishte varfëri ekstreme. Sakrificë të mëdha bënte.

Ah se harroj kurrë lumturinë e saj kur i blinte një palë tuta fëmijëve tek “Medreseja”. Është e parrëfyeshme.
Shtuar më 01/09/2017, ora 13:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori