Flet Shefqet Krasniqi: Nuk ishte arrestim
Pëlqej
Imami i Xhamisë së Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi ka dhënë një prononcim, menjëherë pasi u lirua nga policia.

Ai tha se ka patur disinformim nga mediat, pasi nuk është arrestuar, por është marrë thjesht për tu intervistuar.

“Unë them se nuk duhet të ketë panik në mes besimtarëve myslimanë. Nuk mendoj se nuk duhet të reagojmë, por kjo të jetë në suaza të një gjuhe me argumente dhe fakte”, tha Krasniqi, për Telegrafin.

Shefqet Krasniqi deklaroi se organet e rendit janë sjellë mjaft mirë me të, duke thënë se nuk ka asnjë vërejtje nga mënyra se si është intervistuar. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2014, ora 09:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori