Flet për herë të parë ministrja e re e Arsimit, çfarë do bëhet me 8 kërkesat e studentëve?
Besa Shahini, ministrja e Arsimit, tregoi në "Top Talk" se kur do të plotësohen 8 kërkesat e studentëve, për të cilat po protestohet që nga dhjetori.

“Pikat që kanë kërkuar studentët adresojnë një pjesë të problemeve, por lënë pa adresuar një pjesë shumë të madhe të problemeve që ka arsimi i lartë. Me Paktin ne synojmë të adresojmë edhe pjesën tjetër të problemeve. Tarifat i mbyllim shumë shpejt, sa të marrim të gjitha listat nga fakultetet”, u shpreh Shahini.

Në fund, ministrja bëri premtimin: “Të gjitha pikat plotësohen deri në qershor 2019”.

Ndërkohë kujtojmë se shumë prej studentëve vijojnë ngujimin e tyre në shenjë proteste në Universitetet përkatëse. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2019, ora 16:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori