Flet një nga shqiptarët që bëri vaksinën kundër COVID-19: Pranova pasi më vdiqën prindërit
Imer Shehu është një nga 3 shqiptarët që ka bërë vaksinën e COVID-19.

Ai ka komentuar në një lidhje me skype nga Londra në “Shqipëria Live” se ka pranuar që ta bëjë pasi i ndërroi jetë nëna dhe babai, të cilët u infektuan me COVID-19.

Britania e Madhe nisi testimin e vaksinës kundër koronavirusit dhe ndër 10,000 vullnetarët e përzgjedhur për fazën e tretë të testimit është Imer Shehu nga Kosova, me banim në Londër shkruan tch.

“Ata e dinë nuk e di unë se s’jam ekspert se çfarë përmban vaksina, kam pasur frikë, por kur më vdiq babai dhe nëna thashë pse unë të rri duarkryq, ma kanë bërë në krah. Kjo është vaksina e parë, vaksina e dytë është ajo që do të bëjmë gjithë jetën. Atë vaksinë fillimisht duhet ta marrin ushtria, mjekët. Unë e kam kaluar covidin, por kisha frikë mos infektohesha dy herë. Unë bëj jetë mesatare dhe mbijetoj këtu në Londër, por s’do rrezikoja familjen time”, tha ai.


Shtuar më 01/12/2020, ora 14:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori