“Paga dhe kushte më të mira…”, punonjësit e pastrimit në Maqedoninë e Veriut ngrihen në protestë

“Qyteti i Shkupit thuajse po përmbytet nga mbeturinat për shkak se punonjësit e Higjienës Komunale refuzojnë ti pastrojnë ato. Kjo si kundërpërgjigje e kushteve të vështira të punës por edhe të largimit masive të disa të punësuarve”

Për katër ditë me radhë, punonjësit e Ndërmarrjes për Higjienë Komunale në Shkup kanë bërë grevë me kërkesë për kthimin në punë të rreth 100 të punësuarve, kryesisht shqiptar, dhe përmirësimin e pagave dhe kushteve të punës, por kjo gjendje nuk e ka zmbrapsur drejtoreshën e cila thotë se shkurtimet e vendeve të punës janë për të ulur shpenzimet.

“As unë dhe as kryetarja nuk do të lejojmë të vazhdojë vetëkënaqësia e disa personave në ndërmarrje të cilët nuk kanë qëllim tjetër, vetëm grumbullimit të pikëve politike. Ndërmarrja “Higjiena Komunale” po bën çmos që të rikonstrukohet, të ulë shpenzimet dhe të rrisë produktivitetin”- tha Kosana Mazneva, drejtoreshë e higjienës komunale.

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Higjienës Komunale, Deli Darshishta që ishte një ndër të larguarit nga puna, tha se kanë qenë pre e presioneve të vazhdueshme dhe janë detyruar të dalin në punë dhe kërkesat e tyre do ti parashtrojnë nëpërmjet institucioneve.

Pyetje: A keni pasur presione dhe a do ju kthejnë juve në punë?

Dashishta: Po kemi pasur, shumë, por nuk është me rëndësi se a do më kthejnë mua në punë. Kryesorja punëtorët të mos preken. Ata që janë me kontratë nuk varet prej neve, por drejtoreshës, Qytetit të Shkupit ndërsa ata që janë të rregullt sindikata do të bëjë çmos që ti kthejë”

Pavarësisht se automjetet e posaçme dolën të mbledhnin mbeturinat, punonjësit janë ende të mllefosur që nuk arritën rezultat me grevën.

“Zgjidhja është represive. Na kanë tërhequr zvarrë. Na kanë mbajtur në stacion. Ata të Qytetit të Shkupit që jua kemi dhënë votën për 20 vite, asnjëri nuk erdhi te na vizitojë, ndërsa policia na ka mbajtur nga 15 minuta duar lartë. Përshëndeti këshilltarët e Qytetit të Shkupit bashkë me Alinë. Prej Ali Ahmetit e poshtë.

As në luftën e 2001-shit ska qenë më keq se mbrëmë. Na kanë goditur neve sikur në atë kohë të Kosovës kur i rrihnin. Ashtu neve kemi hjekë mbrëmë. Kanë bërë presion që të kthehemi. Bëjuni partive tona të fala dhe thuaju që mos të vijnë të kërkojnë më vota. Nuk dalim më ti votojmë “- u shprehën dy qytetarët.

LSDM dhe VMRO DPMNE gjatë këtyre ditëve u përplasen për fajin lidhur me kaosin e krijuar në qytet me mbeturinat dhe akuzuan për motive politike të protestuesve, por punonjësit kërkuan kushtet e tyre. /Euronews


Shtuar 11.07.2023 22:48