Flet Muhaxheri: S'kam bërë asgjë më shumë se UÇK-ja
Pëlqej
Në një bisedë me Gazetën "Dita" në Tiranë, 25-vjeçari Lavdrim Muhaxheri, i cili bëri bujë me videon ku shihej duke prerë koka, shprehet se atë veprim e parasheh Kur'ani.

Ai shprehet se 19 vjeçari "është kapur si spiun dhe dispozita në Kur'an për atë që tradhton muslimanët është ekzekutimi.Çdo kriminel dhe spiun i qeverisë së malikit merr dënimin e merituar. Mua më akuzojnë se kam prerë kokën e një njeriu? Po nuk kam bërë asgjë më tepër se ushtarët e UÇK-së në kohën e luftës. Fotot e këtyre krimeve të UÇK-së i kam nxjerrë edhe në Facebook-un tim me i pa e gjithë bota", shprehet ai.

Ai rrëfen se edhe në Kosovë e botë ka armiq. Ja cilët janë sipas tij armiqtë: "Enisi, Shefqeti, Gëzimi, Arifhikmeti, Gazeta Express, Shijat, Saudija, Kuvajti, Sahavatet, OKB, CNN, BBC, Assadi, Sissi, janë bashkuar me një zë kundër Hilafetit islamik nuk po e kuptojnë të mjerët që Allahu i ndihmon muxhahedinat kundër Shirkut e kutirit", thotë Muhaxheri. /albeu.com/
Shtuar më 02/08/2014, ora 10:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori