Flet kandidati shqiptar për deputet në Itali: Ishte eksperiencë pozitive
Në zgjedhjet e sapo mbyllura politike në Itali në radhët e formacioneve të ndryshme politike garonin dhe katër emigrantët shqitparë: Emiliano Biraku në Venecia me Partinë Demokratike, Bruna Mece Kola në Bergamo me forcën e sapo krijuar të fraksionistëve të Partisë Demokratike "Libero e Uguali", Anita Likemta në Romë me lëvizjen politike të sipërmarrësve të rinj "10 volte meglio", dhe Elona në qytetin e Peruxhias me partinë "Europa Più".

Asnjë nga forcat apo koalicionet ku kanë garuar emigrantët shqiptarë nuk rezultojnë të jenë as fitues, e as të kenë arritur një rezultat të kënaqshëm nga vota e zgjedhjeve të 4 marsit.

Për Ora News kandidati shqiptar për dhomën e deputetëve në listën e Partisë Demokratike në qytetin e Venezias Emiliano Biraku komentoi rezultatin e këtyre zgjedhjeve dhe humbjen e thellë të Partisë Demokratike duke thënë se një nga faktorët e humbjes është percarja e së majtës si dhe hartimi i listave pa primarie.

"Per mua ishte një eksperiencë pozitive pasi jo vetëm me lidhi më shumë me territorin po më jep mundësi qe të jem dhe zëri i tyre në strukturat kombëtare të PD. Duhet një riformim dhe ribashkim i të majtës dhe mendoj se nga sot është momenti më i përshtatshëm për të filluar një projekt të ri. Koalicioni i djathe arriti të fitoj vetëm duke u bazuar në politikat kundër emigrantëve. Ka ndikuar shumë dhe zbarkimet e 600 mijë emigrantëve në këto 4 vjet. Nuk e shoh me shumë optimizëm një qeveri me kryeministër Matteo Salvini. Megjithatë le te shpresojmë në një riformim të së majtës pasi sa herë kaë qenë të bashkuar kanë arritur të fitojnë", ka deklaruar Emiliano Biraku. /albeu.com/























Shtuar më 05/03/2018, ora 13:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori