Flet i njohuri i familjes Josifi: Anisa më ka ardhur në derë me Dëshmitarët e Jehovait
Një dëshmitar që ka preferuar të qëndrojë anonim ka folur sot për ngjarjen tragjike të Kombinatit, ku tha se Anisa i kishte shkuar në derë, bashkë me tre persona të tjerë, për t’i folur për Dëshmitarët e Jehovait.

Në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, personi në fjalë, një familjar me origjinë nga Përmeti që banon gjithashtu në Kombinat, tregoi se madje ishte konfliktuar me një nga personat që ishte me Anisën.

“I kërkoj ndjesë familjarëve të viktimave të mos i lëndoj. Para 2 vitesh, Anisa bashkë me një vajzë tjetër dhe dy burra një 65 vjeç dhe tjetri rreth 35 vjeç kanë ardhur në lagjen tonë dhe kanë insistuar të futen në banesë me ato letra. Unë jam konfliktuar me atë që ishte më i madh, tjetri nuk fliste shqip. I huaji ishte me kostum të zi, kurse shqiptari me pantallona të zeza dhe këmishë të bardhë, nga dialekti them se nga Jugu. Anisën nuk e njihja më para kurse kunatin e Zhanetës e njoh shpejt, kam pasur muhabet, pinim dhe kafe. Kur pashë ngjarjen e kam bërë lidhjen me Anisën”, tregoi qytetari.

Ai deklaroi më tej se ngjitur me shkollën ndodhej dhe selia e tyre ku mblidheshin shpesh. Madje ai tha se pikërisht vajza që i kishte shkuar në shtëpi me Anisën ishte psikologe e shkollës dhe iu fliste fëmijëve për dëshmitarët e Jehovait çka ka qenë një tjetër motiv për konflikt nga ana e tij.

“Vinin tek një banesë rreth 100 metër larg banesës sonë. Unë i thashë largohuni dhe mos u ktheni më në këtë lagje. Ai personi 65 vjeç më ka kërcënuar dhe me jetë. Unë kam qëndruar rreth 2-3 muaj me Dëshmitarët e Jehovait shumë vite më parë, nuk më pëlqyen, shkova për të ikur jashtë vendit. Ika vetë nuk më larguan.

Nuk e dinim për Anisën që kishte 15 muaj por para 1 muaj e gjysmë kjo vajza tjetër ka kaluar me ata dy burra prapë në atë lagje. Selia e dëshmitarëve të Jehovait është shumë pranë shkollës 9-vjeçare dhe psikologia e shkollës është shoqja e Anisës. Shtëpia është dhënë me qira për selinë e tyre. Unë i kam thënë je me dëshmitarët e Jehovait dhe nuk të lejohet të futesh në shkollë aq më tepër që janë fëmijë. Ajo tha unë kam hequr dorë nga ajo fe. E tërhoqi mësuesja i tha mos u merr me atë person. Janë të sektit të Jehovait, jam shumë i bindur se i kam lexuar ata libra, para 18-20 vitesh.

E kam pyetur fëmijën tim për psikologen, të dy, se i kam pasur të dy fëmijët në atë shkollë dhe më kanë thënë që na ka folur për Zotin. Iu kishte dhënë dhe një libër brenda ambienteve të shkollës dhe unë e kam grisur”, tha qytetari.
Shtuar më 08/07/2020, ora 13:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori