Mega operacioni "Volvo 4", 27 të arrestuar, 6 nuk janë kapur
Flet heroi i Matit, si ja hoqi kallashin nga dora autorit
Pëlqej
Mati është tronditur nga një ngjarje e rëndë ditën e djeshme, ku si pasoj ë të shtënave me arnë zjërri kanë mbetur të vrarë 3 persona si dhe është plagosur një i katërt.

Dy prej viktimave ishin punëtorë të bashkisë së Matit, të cilët kishin 4 ditë që punonin në fshatin Shëlli për hapjen e rrugës, por ditën e djeshme janë konfliktuar me autorin e maskarës, Kujtim Koxha.

Ky i fundit pas debateve të ashpra është larguar drejt shtëpisë ku ka marrë automatikun dhe më pas ka ardhur për ti vrarë.

Masakra në Shëlli do të kishte pasur përmasa më të mëdha nëse një banorë i zonës nuk do të kishte ndërhyrë për ti kapur kallashiun.

Fatos Karrosi, kryeplaku i fshatit Shëlli, është ai që ndaloi autorin e masakrës, Kujtim Koxha, të linte pas viktima të tjera.

Në momentin e ngjarjes, Fatosi ndodhej në lokalin e vogël të të vëllait dhe po iu shërbente ushqim punëtorëve të bashkisë. Përvëç 11 punonjësve, në lokal ndodhej edhe djali i tij, si dhe disa banorë të fshatit raporton TCH.

“Autori nuk ka hyrë në lokal, ka futur vetëm tytën e kallashit 20 cm. Qëlloi 4-5 herë, dëgjova fjalë na vranë, ia kapa tytën dhe u përlesha me të. E kam goditur, e shtriva në tokë, ndërkohë që ai vazhdonte qëllonte. Thoshte vazhdimisht do iu vras të gjithëve, nuk di çfarë të them, terrorizëm”, tha Fatos Karrosi, kryeplak i fshatit Shëlli.

Sipas banorëve, Kujtim Goxha, kryetar i Partisë Socialiste të zonës, ka qenë i pirë dhe njihet si tip problematik. Madje, sipas tyre, ai është shoqëruar edhe në polici disa herë. /albeu.com/

Shtuar më 12/10/2018, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori