Flet gruaja që shqiptari i buri thikën në fyt në Angli
Pamjet e dhunimit të 49-vjeçares Chrysoulla Michaels nga shqiptari Ardian Rragami u shpërndanë me shpejtësi në të gjitha mediat.

Tani gruaja e dhunuar ka nisur një betejë me mediat angleze për të hequr emrin e saj nga motori i kërkimit, pasi sipas avokatit të 49-vjeçares anonimiteti do t’ju jepte shumë grave të dhunuara mundësinë që të denonconin rastet.

Në videon e publikuar nga mediat, duket se si shqiptari i pret nofullën me thikë kuzhine gruas si dhe sulmon fëmijën e saj. Ai u dënua për sulmin me vetëm 8 muaj burg, ndërsa nëse do të kishte marrë një dënim prej 12 muajsh do të dëbohej automatikisht.

“Unë kontaktova me një numër organizatash për të parë nëse mund ta ndaloja publikimin e emrit tim në media. Kjo gjë do t’i mbronte fëmijët e mi, ne jetojmë në një qytet të vogël. Isha shumë e shqetësuar për fëmijët e mi. Doja t’i mbroja sa më shumë që të mundja, prandaj nuk desha që emri im të publikohej, ishte siklet”.

Ardian Rragami u ekstradua për herë të parë nga Britania në Shqipëri në vitin 2009 për të vuajtur një dënim 15-vjeçar për një vrasje. Por pasi kaloi vetëm 4 vite në burg u rikthye për të jetuar në Britaninë e Madhe. Duke u prezantuar si një refugjat kosovar me emrin ‘Ardian Gashi’, ai shkoi për herë të parë në Angli pasi vrau fqinjin e tij në një lokal në Shkodër në vitin 1998.

Në vitin 2000, Rragami u dënua me 15 vite burg në mungesë por nuk u ekstradua në Shqipëri deri në vitin 2009, ku vuajti vetëm një pjesë të dënimit të tij. Ai kaloi kufirin në vitin 2016 dhe shkoi në Wickford, Essex me gruan e tij britanike Chrysoulla Michaels dhe dy vajzat e tyre, 13 dhe 15 vjeçe.

Rragami u arrestua në qershor të atij viti, pasi “Daily Mail” zbuloi se ishte kthyer në Britani pas ekstradimit të tij. 47-vjeçari u lirua me kusht dhe iu vendos një byzylyk elektronik.
Shtuar më 30/03/2019, ora 13:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori