Flet gruaja e aksidentuar nga moderatorja Ilda Bejleri: U largua duke i dhënë gaz makinës
Një ditë më parë moderja e njohur sportive Ilda Bejleri ka aksidentuar 63-vjecarja Enriketa Gjuzi, e cila ndodhet aktualisht në spitalin e Traumës.

Edhe pse nw fillim hezitoi, Bejleri pranoi tw ishte shkaktarja e aksidentit por tha se “situata nuk ishte e rëndë” dhe se zonja nuk kishte dëmtim, pasi sipas saj automjeti nuk e kishte prekur fare.

Më hodhi dy metra tutje dhe nuk ndaloi. Ia bëra me dorë. Më pa dhe vazhdoi. Makinat ndaluan të gjitha, veç Ilda Bejlerit. Nuk e njoh po i thirrën në emër të gjithë dhe i kërkuan të qëndronte"0 ka deklaruar nga spitali zonja e përplasur nga makina e Ilda Bejlerit.

"Ajo u tha: 'pse këtu kalohet?' Pastaj ata më ndihmuan, më morën në makinë ata që i thirrën vajzës të ndalonte dhe më çuan në spital.

Këtu jam akoma. Me këmbë të thyer. Të lutem mos ma thuaj emrin se e lexon mamaja ime. Është vetëm.

Hallin e saj kam, jo timin. Na u prish shtëpia në Durrës nga tërmeti dhe erdhëm këtu derisa të gjejmë zgjidhje. Këtu ndodhi kjo që ndodhi.

Më shtypën në mes të ditës, më hodhën si leckë dhe nuk ndaluan të më pyesin si jam. Vajza që më shtypi është Ilda Bejleri.

Gjuzi kujton se ishte ndihmuar nga një drejtues tjetër automjeti, i cili ndodhej në makinë bashkë me gruan e tij shtatzënë. ‘Do e kisha falur, vetëm të ndalonte, më preku sjellja e saj ka deklaruar gruaja.
Shtuar më 13/02/2020, ora 10:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori