Flet bashkëshorti i gruas shtatëzënë që humbi jetën nga COVID-19: Nuk e përballoi dot
Bashkëshorti i Emanuela Dalipit ka folur për mediat, pas ngjarjes së rëndë që ndodhi të hënën. Ai u shpreh se nuk kanë asnjë pretendim për spitalin Infektiv. Sipas tij, aty mjekët kanë bërë gjithçka kanë mundur për ta mbajtur në jetë 28-vjeçaren.

Artenisi, nga Pogradeci, por që jeton në Tiranë, thotë se e ndjera nuk i përballoi dot pasojat e virusit duke u larguar bashkë me foshnjën që kishte në bark para kohe nga jeta.

“Jemi prej 5 vitesh të martuar. Emanuela punonte në një qendër kozmetike, unë punoj tek ish-parku i autobusëve. Para dy javësh iu shfaqën simptomat, e mbajtëm në shtëpi, por gjendja u përkeqësua. U detyruam ta dërgonim tek Infektivi, mjekët bënë gjithçka por nuk ia dolën ta mbanin në jetë.

Ka vdekur dje, sot e sollëm në banesën e prindërve të saj për pak orë dhe pastaj e nisëm për në banesën e fundit.

Nuk duam të flasim para kamerave, është një fatkeqësi që na ka ndodhur, familja e saj është përballur edhe para 3 vitesh me vdekje tjetër…Vajza e tezes i vdiq për shkak të sasisë së madhe të amnestezisë për operacionin në gju që po bënte në një spital privat. Prindërit e saj janë trishtuar, s’di ç’të themi më tepër”, u shpreh ai.

Bashkëshorti ka lënë në nënkuptuar se beson se periudha njëjavore që ajo ndenji në shtëpi mund të ketë qenë arsyeja e përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore.


Shtuar më 18/11/2020, ora 08:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori