Flet babai i 10-vjeçarit në Tepelenë: Mjekët nuk kanë faj
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tepelenë gjatë natës, ku një fëmijë është dërguar i vdekur në spitalin e qytetit.

10-vjeçari S. Iliazi ka mbërritur i vdekur në spital, i sjellë nga familjarët e tij, ndërsa mësohet se vuante prej ditësh nga gripi.

Babaii 10-vjecarit ka treguar detajet e ngjarjes së rëndë duke deklaruar se djali vuante nga migrena dhe se një ditë më parë e kishte dërguar në spital pasi kishte temperaturë të lartë.

Pas marrjes së mjekimeve djali ishte qetësuar dhe ishin nisur për në shtëpi.

"Prej një viti e gjysmë vuante nga migrena, mjekët e spitali më thanë mbrëmë ta dërgoja në spitalin e Gjirokastrës, por unë nuk e cova sepse djali u bë më mirë. Mjekët nuk kanë faj, nuk arrita ta coj në spital" ka thënë babai.

Ndërsa motra e vogëlushit është shprehur se vëllai i saj vuante nga migrena, ndërsa mjekët nuk i vunë oksigjen dhe se pulsi i punonte por mjekët e lanë të vdiste. /albeu.com/



Shtuar më 05/03/2018, ora 11:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori