Flet avokati i Roshit: S'ka asnjë provë për ta mbajtur të arrestuar
Avokati i kryebashkiakut të Kavajës ka deklaruar se dosja ndaj klientit të tij nuk ka asnjë provë për ta mbajtur të arrestuar.

Duke qëndruar në të njëjtën linjë ai shtoi se nuk ishte e nevojshme që të kalohej në masë ekstreme. Theodhori Sollaku tha se sipas ligjit të Dekriminalizimit, nuk ka nevojë që në formularin e Dekriminalizimit të deklarohet dëbimi nga një shtet i huaj, siç ishte rasti i Zvicrës.

E gjithë dosja e Prokurorisë që çoi në arrestimin e Elvis Roshit, thotë avokati Theodhori Sollaku, është e bazuar në informacione të policisë.

Elvis Roshi u arrestua pasditen e djeshme, pasi rezultoi se nuk ka deklaruar në formularin e Dekriminalizimit dëbimin nga Zvicra dhe dënimin në Itali. /albeu.com/

Shtuar më 14/06/2016, ora 12:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori