Inceneratorët, SPAK firmos disa urdhër arreste, merret në pyetje Armando Subashi

Në kuadër të hetimit për aferën më të madhe korruptive të Inceneratorëve këtë të martë bëhet me dije se SPAK ka lëshuar urdhër arrestet për disa persona të përfshirë.

Burime bëjnë me dije se janë lëshuar 20 urdhër arreste, duke përfshirë dy inceneratorët, Fier dhe Elbasan. Deri në këtë faze 7 janë ekzekutuar nga policia, ndërsa 5 në kërkim dhe  8 persona janë me masa në gjendje të lirë.

Ndër të tjera mësohet se policia ka dalë në terren dhe po kryehen arrestimet e personave për të cilët është lëshuar urdhri por nuk ka asnjë informacion në lidhje me personat që mund të jenë pjesë e kësaj liste për arrestim.

Burime për albeu.com bëjnë me dije se është arrestuar Ariola Kodra, Administratore e Inceneratorit Integrated Energy BV SPV dhe drejtori i Albpetrol Florian Muçaj, që më parë ka qenë anëtar i Komisionit të Prokurimit për inceneratorin e Fierit.

Personat e tjerë të arrestuar anëtarë të komisionit të prokurimit. Per këtë çështje është marrë në pyetje dhe kryetari i bashkisë Fier, Aramdo Subashi.

I vetmi zyrtar i lartë i arrestuar për çështjen e inceneratorëve është ish-ministri i mjedisit Lefter Koka, i cili mbahet ende nën masën e arrestit me burg.

Kujtojmë se një ditë më parë, Jorida Tabaku, e cila ka drejtuar Komisionin Hetimor për Inceneratorët bëri një deklaratë në Facebook, ku shkruante se PD ka dërguar në SPAK 7 padi ndaj: Erion Veliaj, Emiriana Sako, Alqi Bllako, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Ëngjëll Agaçi dhe Armando Subashi.

Gjithashtu shkruante se, “Partia Demokratike shkroi një raport 120 faqe që për fatin e keq nuk u  votua në Kuvend por që gjithsesi u dërgua në SPAK përmes një padie 90 faqe ku përfshiheshin 112 prova që tregojnë se si 50 të akuzuar përfshirë Edi Ramën në krye kanë punuar për të abuzuar me paratë e shqiptarëve”./albeu.com

 


Shtuar 29.03.2022 08:39