Flasin mjekët: Nuk ka raste meningiti (VIDEO)
Virusi i gripit është ende nëpër këmbë, e çdo ditë jakave të bardha u drejtohen dhjetra raste që kanë nevojë për ndihmë mjekësore.

Mjekja pediatre Rajmonda Zoto tregon se rastet janë në rritje. Por sipas saj shqetësimi më i madh është neglizhenca e treguar nga prindërit për ti dhënë fëmijëve mjekimin e dhënë nga mjeku.

“Janë raste të shtuara me sëmundje të rrugëve të sipërme respiratore. Janë raste me infeksione virale, temperaturë të lartë, por nuk përjashtohen edhe rastet kur janë treguar neglizhentë dhe kanë ardhur më vonë, apo nuk kanë marrë trajtimin e duhur”, shprehet mjekja për ABC neës.

Në lidhje me rastet e regjistrua me melengjint, Rajmonda Zoto tregon se deri më tani në Vlorë nuk është regjistruar asnjë i tillë.

“Nuk ka pasur raste të tilla megjithatë nuk përjashtohet mundësia duke ditur qe edhe në vendet fqinjë është i njëjti virus që ka qarkulluar. Ka filluar me dhimbje koke dhe me të shfaqur këto shenja paraqiten te mjeku”, thotë mjekja.

Sipas mjekes pediatre prindërit duhet te bejnë kujdes me te vegjlit për ti ruajtur ata nga ndryshimet e temperaturave që janë të zakonshme.

Shtuar më 15/01/2020, ora 12:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori