Përfundon takimi informal, Rama ndan foton me liderët e Ballkanit Perëndimor

Kryeministri i vendit ka pritur sot në ambientet e Vilës 30, liderët e rajonit dhe komisionerin e BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi, në kuadër të përgatitjeve që po bëhen për Samitin e Procesit të Berlinit.

Pas përfundimit të takimit, Rama përcolli zyrtarët e lartë dhe më pas ndau një foto në Facebook-un e tij.

Rama shfaqet në foto me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi, Kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazović, Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski, dhe Kryeministren e Republikës së Serbisë, Ana Brnabić

Postimi i plotë:

Tiranë – Sot pas takimit informal mbi Planin e Ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor, me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi??Kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazović Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski dhe Kryeministren e Republikës së Serbisë, Ana Brnabić.

/Albeu.,com.


Shtuar 17.07.2023 16:21

Tags: