Plagoset me thikë 37-vjeçari në Bulqizë

Një 37-vjeçar është plagosur me thikë në Bulqizë nga një 53-vjeçar.

Policia bën me dije se plagosja më thikë ka ndodhur si pasojë e një konflikti që autori dhe i plagosuri kishin për motive të dobëta.

Për rrjedhojë autori është arrestuar. Ndërkohë mësohet se i plagosur po merr ndihmë mjekësore në spital.

Njoftimi policisë

Në lagjen e re, në qytetin e Bulqizës, shtetasi M. D., 53 vjeç dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin R. P., 37 vjeç, banues në Bulqizë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale nga Policia, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë, i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit M. D, 53 vjeç, banues në Bulqizë. Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i tij, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjithashtu, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. K., 52 vjeç, banues në Burrel, pasi ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin A. B., 54 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme./albeu.com/


Shtuar 25.07.2023 10:27

Tags: