Fjalimi i fundit ka qenë në 2002, çfarë pritet të thotë sot mbretëresha Elizabeta II
Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeta II do të dalë sot në një konferencë të rrallë televizive, raporton Daily Mail, referuar një raporti të Buckinghm Palac së Madh.

Ajo pritet të flasë për gjendjen e rëndë të Britanisë së Madhe si pasojë e përhapjes së pandemisë, që vetëm gjatë ditës së djeshme ka marrë jetën e 708 personave, duke shënuar kështu numrin më të madh me të vdekur brenda një dite.

Ndërkohë që ekspertët paralajmërojnë se ditët në vazhdim, mund të ketë edhe nga 1,000 të vdekur brenda 24 orëve.

Ky fjalim është regjistruar në Windsor Castle dhe do të transmetohet në orën 20:00 të mbrëmjes me oren lokale. Mbretëresha pritet t’i kërkojë popullit të bëhet më i fortë se kurrë në këto ditë të vështira.

Ky është fjalimi i katër i Mbretëreshës Elizabetë, që kur ajo është në krye të mbretërisë britanike nga viti 1953. Fjalimi saj i fundit ishte në vitin 2002, kur iu drejtua britanikëve që t’i njoftojë për vdekjen e Nënës Mbretëreshë.

Më herët, mbretëresha i është drejtuar popullit nëpërmjet këtyre fjalimeve të rralla, më 1997 pas përcjelljes së funeralit të Princeshës Diana, si dhe për të folur për Luftën e Gjirit në vitin 1991.
Shtuar më 05/04/2020, ora 09:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori