Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Itali.
Bëhet fjalë për Milantin Dhamon, i arrestuar në kuadër të operacionit të policisë italiane në Sampierdarena.
Nga ky operacion u sekuestruan 8 kg marijuanë.
Mediet italianë raportojnë se lënda narkotike u gjet në garazhin e banesës së 30-vjeçarit shqiptar. Gjithashtu u sekuestruan 100 gramë kokainë të pastër, 6 kilogramë hashash dhe rreth 2 kilogramë marijuanë./albeu.com/