Fjalët e fundit të viktimës së sulmit në Nicë: I thoni fëmijëve të mi që i dua
Jo vetëm Franca, por e gjithë bota u trondit nga sulmi në kishë, që i mori jetën tre personave, ndërsa mbetën të plagosur shumë të tjerë.

Sulmi është cilësuar terrorist, ndërsa autori i dyshuar është një emigrant nga Tunizia, i cili u fut në kishë me thikë në dorë, duke thirrur “Allahu Akber”.

Viktimë të sulmit barbarë mbetën dy gra dhe një burrë. Ndërkohë, anëtarja e Senatit francez, Jelle Garriaud-Maylam, ka zbuluar edhe fjalët e fundit të njërës prej viktimave.

"I thoni fëmijëve të mi që i dua", këtu ishin fjalët e fundit të gruas që u vra në orët e para të mëngjesit në qytetin francez Nicë, e cila arriti t’i thotë ato para se të humbte jetën”, shkruan ajo në Instagram.
Shtuar më 29/10/2020, ora 19:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori