Si mund të kursejnë studentët para?

“Shpresoj që vjeshta të jetë po aq e ngrohtë dhe me diell në vendin tuaj sa në qytetin tim të lindjes. Unë thjesht nuk mund të mblidhem në shtëpi dhe gjej çdo rast për të dalë jashtë saj. Sot shkova për pazar me të dashurin tim. Ai bleu disa gjëra kurse unë po e shikoja më shumë nga xhamat e dyerve të dyqaneve, sepse më mbaruan të gjitha paratë e muajit që më dha familja.

Javën e kaluar, vendosa të bëj disa blerje online sepse kisha nevojë për një çantë të re dhe atlete për palestër. Hyra online në dyqanin tim të preferuar dhe më pas e merrni vetë me mend se ç`ndodhi… Pashë këpucë të mrekullueshme ngjyrë vishnje që i kishte veshur edhe një aktorja ime e preferuar në tapet të kuq. I bleva. Mora një buzëkuq dhe një T-shirt me disa qershi dhe kaq ishin paratë. ‘Faleminderit për porosinë tuaj!’ Dhe pakoja u nis drejt shtëpisë sime. Kisha vetëm pak para në portofol, karta u zbraz.

Kështu që kuptova se duhej të ndryshoja sjelljen time ndaj buxhetit dhe shpenzimeve. Më duhen këshilla, si një student mund të kursejë?”

Përgjigjja e ekspertes:

Para blerjes, bëni një listë të gjërave që DUHET të blini, në vend të gjërave që dëshironi. Për shembull, blini atletet që ju nevojiten për stërvitjet tuaja pothuajse çdo ditë në vend që të blini këpucë që do të vishni vetëm disa here.

Bëni kërkimin tuaj para se të blini diçka. Sigurohuni që nuk ka asnjë mundësi ta blini të njëjtën gjë me një çmim më të ulët diku tjetër dhe bëni kujdes, lexoni ato që klientët e tjerë shkruajnë.

Përdorni ID -në tuaj studentore në maksimum. Nëse ka vende që ofrojnë ulje me kartën e studentit, përse jo?

Filloni të grumbulloni kuponë. Mos i neglizhoni. Shpërndahen shpesh, nga dyqanë të ndryshëm, por mbase duhet të filloni t`i përdorni.

Përveç kuponëve, ka disa mjete të tjera marketingu që kompanitë përdorin për të tërhequr më shumë klientë dhe ju mund t’i kushtoni rëndësi. Për shembull, disa kompani ofrojnë zbritje për klientët e rinj, shitje të shpejta që zgjasin vetëm një kohë të kufizuar, ose zbritje javore për mallra të veçanta. Vetëm sigurohuni që të mos bini pre e reklamave. Blini ato që ju duhen dhe jo vetëm sepse ka ulje.

Konsideroni të blini gjëra të përdorura në vend të atyre të reja, kur është e mundur.

Hapni një llogari kursimi. Kjo do t’ju ??mbajë larg situatave ku mbeteni pa asnjë grosh në xhep dhe do të ndiheni më të sigurt financiarisht. Kontrolloni nëse banka juaj ka oferta kursimi për studentët.

Mos i shpenzoni pa u menduar paratë e kursyera. Konsiderojeni si një fond emergjence.

Përdorni një aplikacion që ju ndihmon të llogaritni shpenzimet tuaja. Kjo do t’ju ndihmojë të analizoni blerjet dhe të blini vetëm atë që është e nevojshme.

Mund të përpiqeni të fitoni disa para ekstra. Kjo mund të jetë në formën e një pune me kohë të pjesshme ose një punë verore.


Shtuar 21.10.2021 13:25