Fiton PDK, Thaçi drejt mandatit të tretë
Partia Demokratike e Hashim Thaçit është fituesja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Thaçi garanton në këtë mënyrë mandatin e tretë qeverisës, ndonëse me vështirësi për qeverisje.

KQZ ka informuar se janë numëruar mbi 94.27 % e votave dhe PDK ka marrë mbi 31.24 %, pasuar nga LDK e Mustafës me 26.12 %.

Në vendin e tretë renditet Vetëvendosje me 13.73 %.

Në vend të katërt renditet AAK e Haradinajt me 9.65 % të votave, ndjekur nga NISMA me 5.36 %.

AKR e Behgjet Pacollit nuk ka arritur të kalojë pragun, prej 5 % të votave, duke marrë vetëm 4.72 % të votave të përgjithshme. /albeu.com/
Shtuar më 09/06/2014, ora 09:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori