Fiton PDK, humb AAK
Një koalicion i ri qeverisës ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) shihet si humbje e madhe për Ramush Haradinajn dhe fitore për Hashim Thaçin. Madje, vlerësohet se hyrja e AAK-së në koalicion me PDK-në do të ishte shpëtim për kryeministrin Thaçi, sepse në këtë formë partia e Haradinajt do të bëhej pjesë e proceseve që e presin Kosovën në të ardhmen, përshirë këtu marrëveshjen e mundshme për çështjen e veriut, shkruan në numrin e sotëm të saj Gazeta Zëri.

Të paktën ky është vlerësimi i dy partive opozitare dhe analistëve në Prishtinë për mundësinë që PDK ta ndërrojë partnerin e saj të koalicionit qeverisës, duke u bërë bashkë me AAK-në në dy vitet e ardhme të këtij mandati, pavarësisht dallimeve që kanë.

Deputeti nga LDK-ja, Lutfi Haziri, konsideron se në rast se AAK merr vendim për të hyrë në bashkëqeverisje me partinë e kryeministrit Hashim Thaçi, atëherë natyrisht se fituese do të dalë PDK-ja.

"Fituese, nëse ndodh një koalicion i tillë për të cilin unë nuk besoj, normalisht se do të dalë PDK me në krye kryeministrin. Këtë e kanë dëshmuar praktikat e deritashme se ai që udhëheq qeverinë është fitues", ka thënë deklaruar deputeti i LDK-së, Lutfi haziri. /albeu.com/
Shtuar më 02/08/2012, ora 14:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori