Në betejë me kancerin, Pele reagon për herë të parë pas përkeqësimit të shëndetit

Legjenda e futbollit Pele, ka reaguar për herë të parë në lidhje me shëndetin e tij, pas shtrimit në spital për shkak se vuan nga kanceri i zorrës së trashë.

Ai ka thënë se ndihet i fortë dhe se ka shumë shpresa, raporton SkyNews.

82-vjeçari u shpreh nga spitali: “Miqtë e mi, dua që të gjithë të jeni të qenë dhe optimistë. Jam i fortë, me shumë shpresë dhe po ndjek trajtimin tim si zakonisht. Dua të falënderoj ekipin mjekësor dhe infermieror për të gjithë kujdesin që kam marrë. Kam shumë besim te Zoti dhe çdo mesazh dashurie që kam marrë nga ju në të gjithë botën. Kjo më jep energji. Dhe, vazhdoni shikoni Brazilin dhe Kupën e Botës. Faleminderit për gjithçka”. /albeu.com


Shtuar 3.12.2022 23:08