Gjekmarkaj te “Vatra” në SHBA: Si na goditi të gjithëve “non grata” e Berishës

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjemarkaj, është shprehur se shpallja “non grata” e ish-kryeministrit Berisha ishte një goditje e madhe për të gjithë.

Gjekmarkaj shtoi se siuata në të cilën ndodhet PD, është më e keqja që kjo parti politike ka qenë ndonjëherë.

Komentet Gjekmarkaj i bëri në kuadër të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa ishte i ftuar në shoqatën “Vatra”.

“PD po kalon një moment të vështirë. Kaq qenë goditje për të gjithë shpallja non grata e doktor Berishës. Por ky nuk është vendim i PD, por SHBA dhe ata rikonfirmojmë herë pas here. Jam shumë i vogël për ta ndarë ambasadore  nga departamenti, departamentin nga Biden. Mesa kuptoj unë këto janë vendime të SHBA, ku ne nuk kemi interes të konfliktohemi”, tha ai.

Deputeti demokrat u pyet nga anëtarët e “Vatrës” për blindimin e dyerve të selisë blu, për të cilat tha se nuk ishte në dijeni, por më 8 janar ishte brenda dhe atë ditë e quan tragjike. Sakaq, Sali Berishës si lider historik i njeh meritat.

“Nuk kam qenë në dijeni për blindimin e dyerve. Kam qenë brenda në 8 janar, ishte një ditë tragjike përballje të tilla nuk i duhen Shqipërisë. Për sa i përket liderit histori Berisha mendoj se ka mirënjohjen për të gjitha ato merita”, u shpreh Gjekmarkaj.

I pyetur për hetime të mundshme të Lulzim Bashës në SHBA, deputeti thotë: “Nëse Basha ka përgjegjësi duhet të hetohet, nëse ka faj duhet të dënohet. Për presidentin Trump nuk kam çfarë të them se është e madhe.”

Teksa konflikti disamujor përfundoi në gjykatë, Gjekmarkaj thotë se vendimin e Agron Zhukrit që njohu “Rithemelimin” e hedh poshtë. Ndërkohë, shton se situata do vullnet politik.

“Për sa i përket vendimit të gjykatës, hedh poshtë vendimin e Zhukrit, në thelb nuk e zgjidh situatën. Do të jetë kaotike situata, do vullnet njerëzor në radhë të parë. Unë nuk dua një parti pak më të madhe se të Sali Berishës dhe një parti në hije të vogël të Lulzim Bashës sepse nuk shkojmë askund. PD ka nevojë të bashkohet. Secili duhet të bëjë një hap pas”, u shpreh ai./albeu.com/