Firma e fundit për djegien e mandateve, Nishani i shkon në zyrë Bashës
Një ditë pas vendimit se PD do të djegë mandatet parlamentare, kreu i Këshillit Kombëtar, Bujar Nishani ka shkuar të takojë Lulzim Bashën në selinë blu.

Tema e takimit do të jetë pikërisht djegia e mandateve parlamentare.

Basha deklaroi ditën e djeshme në një konferencë për shtyp se pas takimit me grupin parlamentarë të PD-së, ishte vendosur unanimisht për djegien e mandateve.

Ndërkohë Kryeministri Edi Rama nuk e ka marrë aspak seriozisht deklaratën e opozitës. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2019, ora 10:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori