Nxorri jashtë shtëpive banorët, pamje nga tërmeti në Firence (FOTO LAJM)

Një tërmet me magnitudë 4.5 i shkallës Rihter u regjistrua mëngjesin e sotëm në Firence të Italisë. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Scarperia San Piero me një thellësi prej 9 km. Ishte ora 04:37 kur nisën lëkundjte, ndërkohë që banorët kanë dalë nga shtëpitë të alarmuar. Lëkundjet janë ndjerë të forta.

Më herët janë regjistruar lëkundje më të vogla. Nga ora 03:38 deri në 03:55, ka pasur pesë goditje në Scarperia San Piero, njëra prej të cilave ishte me magnitude 3.4. Një tjetër tërmet 4.4 ballë u regjistrua në Barberino del Mugello, periferi e Firences, raporton Ansa.

Lëkundje të tjera me intensitet më të vogël pati në Scarperia San Piero deri në orën 5.29. Ekspertët thonë se goditja e madhe u ndje edhe në Firence dhe Pistoia. Dëmet e para kanë nisur të raportohen, trenat janë pezulluar dhe shkollat në zonë janë mbyllur përkohësisht. Nga të dhënat e para të mbrojtjes civile, sipas mediave italiane raportohen ndërtesat e dëmtuara në Scarperia San Piero dhe Barberino.

*Më poshtë janë disa nga fotot e videot e publikuara në mediat italiane me dëmet që shkaktoi termeti në banesa e biznese.


Shtuar më 09/12/2019, ora 10:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori