Fiori Dardha: Mami po lufton me sëmundjen më të tmerrshme në botë (FOTO LAJM)

Gazetarja e njohur, Fiori Dardha ka treguar me postimet e ndryshme në rrjetet sociale se gjendet gjatë gjithë kohës pranë mamasë së saj, e cila ka qenë sëmurë. E pyetur në llogarinë e saj se si është gjendja shëndetësore e mamasë së saj, Fiori është përgjigjur: “Mami po lufton me sëmundjen më të tmerrshme në botë dhe për mua është gruaja më e fortë mbi tokë. Tani ndodhet në shtëpi, shkojmë në spital vetëm për të bërë kimioterapinë”.

Në një postim tjetër gazetarja ka treguar se gjendet gjithë kohës duke e mbështetur mamanë e saj, duke i qëndruar pranë e duke i dhënë shumë dashuri, ndonëse në fshehtësi qan.

Këto duhet të jenë momente shumë të vështira për Fiorin, e cila ka treguar se pavarësisht ngarkesës nga puna, familja e çdo projekt tjetër ka arritur ta menaxhojë kohën në mënyrën më të mirë.
Shtuar më 30/10/2020, ora 12:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori