Financimi i mediave dhe vështirësitë që vijnë nga rrudhja e tregut të reklamave (VIDEO)
Media në Shqipëri po kalon kohëra të vështira financiare pas rrudhjes së tregutreklamave vit pas viti. E megjithatë ai vazhdon të mbijetojë.

Një studim i IREX-it nxjerr në pah, se numri i madh i mediave në një treg kaq të vogël nuk lidhet me aftësinë blerëse të lexuesve apo shikuesve, por me interesat momentale të tyre duke bërë favore në drejtime të ndryshme.

Analistë dhe ekspertë vërejnë, se në sektorin mediatik qarkullojnë mjaft interesa politike dhe para të padeklaruara.

Një tjetër shqetësim lidhet me kufizimin e pronësisë në media, një nen i ligjit për mediat audiovizive që u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese pas një përpjekje të dështuar të përfaqësuesve të shumicës qeverisëse për ta realizuar një gjë të tillë në parlament.

(Marrë nga Zëri i Amerikës)
Shtuar më 05/07/2019, ora 21:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori