Film për Tottin, aktori i njohur dëshiron ta luajë rolin e tij (FOTO LAJM)

Kapiteni legjendar i Romës, Francesco Totti ka pasur një karrierë të jashtë zakonshme në futboll.

Ai e nisi në vitin 1992 dhe e mbylli në vitin 2017, madje duke mos tradhtuar kurrë ngjyrat e fanellës së tij.

Tashmë, karriera e tij brilante, pritet të përjetohet edhe në një film. Totti do të jetë në qendër të një filmi ku flitet për karrierën dhe jetën e tij.

Për të luajtur rolin e tij, ka dalë vullnetar aktori i njohur skocez James McAvoy.

Ai gjithashtu është edhe tifoz i pasionuar i futbollit, madje rastësisht ka ngjashmëri në pamje me ish-kapitenin e Romës.

“I ngjaj Francescos dhe jam gati ta interpretoj nëse ma ofrojnë atë rol. Totti është personazh i jashtëzakonshëm i futbollit. Më vini në provë dhe do të tregoj sa vlej", ka thënë aktori skocez.
Shtuar më 13/01/2019, ora 23:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori