Fillon implementimi i partisë-shtet, Ruci dhe Balla venë në rresht ministrat e Ramës
Ka filluar pak minuta më parë takimi në Kryesinë e Kuvendit mes ministrave të kabinetit Rama, kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Takimi vjen në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar më parë mes qeverisë, grupit të PS-së në Kuvend dhe PS-së në rrethe për një mirëkoordinim në qeverisje, shkruan Albeu.com.

Mësohet se Rama nuk është i pranishëm në takimin me dyer të mbyllura dhe ai do të koordinohet nga Taulant Balla.

Ky format takimi do jetë i përjavshëm dhe në fokus do ketë koordinimin parlamentar.

Ne te do te koordinohet axhenda e qeverisë me atë të komisioneve parlamentare.

Thuhet se formati i këtij takimi zëvendëson takimet e se mërkurës që zhvillonte kryeministri Edi Rama me Ilir Metën në mandatin e kaluar.
Shtuar më 02/10/2017, ora 09:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori