Fillojnë provokimet, qerosi me uniformën e ushtrisë greke kërcënon gazetarët (VIDEO)
Përkrahës të familjes Kacifa dhe qindra qytetarë grekë kanë mbërritur në
Bularat për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të Konstandinos Kacifas, i vrarë pas sulmit mbi policinë më 28 tetor.
Ndërkohë disa ekstremistë kanë lëshuar thirrje
ndërsa i janë drejtuar banesës së të ndjerit.
“Konstandin je heroi ynë. Kacifa jeton, ti na drejton”, kanë qenë thirrjet e qytetarëve grekë
ndërsa mbërritën në
Bularat me flamuj grekë në duar dhe flamurin e patriarkanës shkruan Bë.
Familjarët e viktimës nuk kanë lejuar
gazetarët dhe kameramanët të qëndrojë para shtëpisë së tyre. Sipas tyre media shqiptare ka disinformuar publikun.
Varrimi është parashikuar të mbahet në orën 13:00,
ndërsa pritet pjesëmarrje e madhe nga Greqia. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2018,
ora 10:59