Ministri i Shëndetësisë, Venko
Filipçe ka marrë pjesë gjatë pranim-dorëzimit të 4800 vaksinave nga
Pfizer, nga gjithsej 8000
vaksina që janë siguruar nga Serbia, transmeton Alsat.
Filipçe njoftoi se të
mërkurën do të nis imunizimi kundër Covid-19 në vend, ku fillimisht me këto
vaksina do të imunizohet një pjesë e personelit mjekësorë.
“Falënderoj presidentin Vuqiç për këtë gjest miqësor. Kjo krizë ka treguar se solidariteti është i rëndësishëm dhe se nuk ka kufij. Ne jemi plotësisht të përgatitur, vaksinat janë tashmë në rrugën e tyre për t’u vendosur në frigoriferët e duhur. Pas njoftimit të
Pfizer të premten në mbrëmje, kemi punuar deri dje. Nënshkruam marrëveshjen trepalëshe, e cila ishte praktikisht një kusht që të ndodhte ky donacion nga Serbia. Vaksinat janë në vendin tonë sot. Procedura e rregullt në Agjencinë e Ilaçeve do të përfundojë nesër, pas së cilës vaksinimi do të fillojë të
mërkurën me punëtorët shëndetësorë në klinikën modulare në Qendrën Klinike në Shkup ”, theksoi
Filipçe.
Shtuar më 14/02/2021,
ora 19:28