Filipçe: Masat për mbrojtje nga virusi të miratohen menjëher në Kuvend, gjendja me Covid-19 është alarmante
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, deklaroi se masat të cilat janë për t’u mbrojtuar nga virusi korona duhet të miratohen menjëher në Kuvend.

“Deputetët të dëshmojnë përgjegjësi sa më parë në mënyrë unanime të votohen dy pako masash për mbrojtjen e popullatës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejme të virusit. Kërkoj të gjithë të unifikuar të dërgojmë mesazhin e unitetit rreth rëndësisë së respektimit të masave. Ato tërësisht janë të bazuara në analizat e Institutit për Shëndet Publik dhe në përvojat ndërkombëtare. Masa të njëjta ose të ngjashme për momentin tashmë janë në fuqi në të gjitha shtetet evropiane”, deklaroi Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Sipas tij, më nuk ka kohë për anulim, gjendja me virusin është serioze.

“Njëherësh i porosis qytetarët se edhe masat ekzistuese dhe rekomandimet janë në interes të mbrojtjes së shëndetit të tyre dhe duhet të respektohen në mënyrë konsekuente. Spitalet mbushen dhe të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se secili prej nesh varet se si do ta tejkalojmë gjendjen. Pasojnë muajt e rrezikshëm të vjeshtës dhe të dimrit dhe kërkoj nivel të lartë dhe vetëdije dhe respekt ndaj punës së punonjësve shëndetësorë”, shtoi Filipçe.
Shtuar më 20/10/2020, ora 16:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori